Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet, kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet, kjo është arsyeja

    Insajderi
    04 February 2025 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vendim i papritur u bë i ditur gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania, kur prezantuesi Ledion Liço njoftoi se episodi i së shtunës do të anulohet.

    Arsyeja pas këtij vendimi lidhet me zgjedhjet qendrore në Kosovë, të cilat do të zhvillohen të dielën, dhe Top Channel ka vendosur që i gjithë fundjava t’i kushtohet mbulimit të këtij momenti të rëndësishëm politik.

    “Kam një lajmërim shumë të rëndësishëm. Këtë vit, Big Brother VIP ka treguar se sa të pandashëm janë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, prandaj e di që do ta kuptoni vendimin tonë për ta vënë këtë fundjavë në shërbim të një momenti historik. Duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi. Për këtë arsye, edicioni i së shtunës i Big Brother VIP nuk do të transmetohet”, u shpreh Liço.

    Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave të reality show-t, me disa që e mirëkuptojnë këtë zgjedhje dhe të tjerë që shprehen të zhgënjyer për mungesën e spektaklit të zakonshëm të fundjavës.

    Megjithatë, formati do të vazhdojë normalisht me transmetimet e tij të përjavshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të bëhet një riorganizim për të rikuperuar spektaklin e humbur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark