Ledion Liço reagon pas spektaklit: Nisur nga mesazhet shoh se të gjithë jeni të gatshëm të më ‘falni’ një teze - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ledion Liço reagon pas spektaklit: Nisur nga mesazhet shoh se të gjithë jeni të gatshëm të më ‘falni’ një teze

    Insajderi
    19 February 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në studion e Big Brother VIP Albania u krijua një situatë tejet qesharake mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit.

    Kjo pas takimit që Rozana Radi pati me mbesën, gjersa prezantuesi tha se janë me fat të gjithë ata që kanë teze e halla, por që personalisht nuk ka teze.

    E më pas u shkaktua një batutë nga opinionisti, ku i tha se nëse do, do t’ia falë një.

    E gjithë kjo u bë virale në rrjete sociale dhe u komentua me të madhe nga njerëzit.

    Ledioni së fundmi ndau një imazh në Instagram, teksa shtoi: “Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja të gjithë jeni të gatshëm të më “falni” një teze”.

    Tutje, ai u shpreh: “Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark