![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një moment tensioni ka ndodhur sonte në “Big Brother VIP Albania” ku prezantuesi Ledion Liço ka pasur një përplasje verbale me banorin e shtëpisë, Meriton Mjekiqi.
Pasi u shfaq klipi ku Vëllai i Madh dënoi Vesën për arratisjen nga kazerma, Meritoni u shpreh se “disa persona po përfitojnë nga kjo ngjarje”, një koment që duket se ka ngritur nervat e Ledionit. Prezantuesi, në një mënyrë të prerë dhe direkte, i kërkoi Meritonit të ishte më konkret në akuzat e tij.
“Jo, nuk e di ku je mësuar, por me mua jo. Këtu nuk ka ‘dikush’ ose ‘disa’. Më thuaj emrat. Kush po përfiton nga kjo ngjarje e Vesës”, thotë Ledioni duke i kërkuar Meritonit që të përmendë emrat konkretë.
“Nëse mua më thua që disa po përfitojnë nga Vesa, ose më thuaj kush ose hesht vëlla. Është më e ndershme të heshtësh se sa të thuash po jo po se, po jo po se”, vazhdoi Ledioni.