Ledri Vula komenton për herë të parë raportin me Xhensila Myrtezajn - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ledri Vula komenton për herë të parë raportin me Xhensila Myrtezajn

    Insajderi
    13 July 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas thashethemeve të shumta në rrjete sociale dhe media për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ledri Vula ka vendosur të flasë hapur për natyrën e marrëdhënies së tyre.

    Në një intervistë të fundit me Alketa Vejsiun, reperi i njohur nga Prishtina sqaroi se lidhja mes tyre është profesionale dhe se mes tyre ekziston një kimi e fortë pune.

    “Jemi me një ekip, po na bie si në studio, si në koncerte, me qenë gjithë kohën së bashku. Edhe koncertet i kemi bashkë, është shumë energjia, krejt ekipi”, u shpreh Ledri.

    Tutje ai shtoi: “Jo, mirë jam. Shkojmë në skenë, rrimë bashkë mirë. Besoj që kish funksionu, nëse dy njerëz duhen pa marrë parasysh a kanë fëmijë, dashuria i mund të gjitha. Jemi me një ekip së bashku, është kimia e punës aq e mirë. Koncertet na kanë ec shumë bukur”.

    “Kemi pasur një gjuhë të përbashkët, se të dy i kemi historitë e njëjta. Na ka rënë të flasim si po e vazhdojmë jetën, më pëlqen edhe si artiste. Ka qejf me punu. Muhabeti na ka ec shumë mirë”, përfundoi këngëtari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark