
Java 21 e “The Top List” vjen me një “çoroditje” të paparë në klasifikimin javor. Futja e këngëve të reja ka bërë që të ulen ndjeshëm në kalasifikim këngët e Alban Skënderaj, Nora Istrefit, Capital T, Era Istrefit, etj.
Një ajër të ri në klasifikim kanë sjellë këngët e NRG Band & DJ Aldo, Bruno dhe Enca, me “new entry”-t që renditen kënaqshëm në top listë.
Gold AG dhe Duda fitojnë plot 8 pozicione dhe surprizat vazhdojnë. Tuna e Butrint Imeri dalin jashtë klasifikimit, bashkë me Vedat Ademin, Edona Vatocin e Asgjë Sikur Dielli.
Befasues është prezantimi i ri i Ledri Vulës me “King”, i cili pozicionohet drejt e në vendin e parë, vetëm pak ditë pas publikimit të këngës. / Top Channel