Ish-mbrojtësi i Kombëtares angleze dhe njëkohësisht një nga ikonat e klubit të Arsenalit, Martin Keown, në një analizë të shkruar për “Daily Mail” ka marrë në shqyrtim grupi A të “Euro 2016”.
Pjesë e kësaj analize të 49-vjeçarit është bërë edhe kombëtarja shqiptare e cila për herë të parë do të marrë pjesë nKampionatin Evropian këtë vit.
Sipas tij kuqezinjve do tu duhet shumë fat për të siguruar kualifikimi në fazën tjetër të kompeticionit Europian. Ndërkohë, që ylli i skuadrës së De Biazit është Lorik Cana, Keown sinjalizon se lojtari shqiptar që duhet të vëzhgohet në Europian është Ergys Kaçe.
“Goditja e dënimit e mesfushorit 22-vjeçar i dha Shqipërisë atë fitore historike kundër Francës në qershorin e kaluar”, thekson Keown.
Shqipëria do të ndeshet të shtunën në orën 15:00 ndaj Zvicrës në stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com