Skuadra e Prishtinës pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror. Këtë e ka konfirmuar pak ditë më parë edhe kryetari i klubit Remzi Ejupi, i cili ka bërë të ditur se priten lëvizje në staf dhe në përbërje të futbollistëve.
Brenda ditëve të ardhshme trajner i skuadrës prishtinase pritet të emërohet legjenda e futbollit kosovar Ardian Kozniku, shkruan Gazetaolle.
Kozniku ishte i pranishëm në stadium edhe në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës që Prishtina e fitoi ndaj Dritës 2-1, raporton Insajderi.
Kandidat për postin e trajnerit mbetet edhe ish-trajneri I skuadrës kryeqytetase, Bylbyl Sokoli. /Insajderi.com