Legjenda e Juventusit flet për prurjet e reja të klubit, e përmend edhe Zhegrovën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Juventusit flet për prurjet e reja të klubit, e përmend edhe Zhegrovën

    Insajderi
    09 September 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Gianluca Zambrotta ka folur për prurjet e reja të klubit juventin.

    Me theks më të veçantë, Zambrotta ka folur për Lois Opendan dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

    “Të dy janë nënshkrime të shkëlqyeshme. Openda është i ri, i shpejtë, versatil. Zhegrova ka kualitet, mund të driblojë dhe të krijojë, por i duhet të kthehet në 100%-shin e tij”, tha ai për “La Gazzetta Dello Sport”.

    Edon Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Lille, për shumën e 20 milionë eurove.

    Teksa, në anën tjetër, Openda kaloi në Itali te “Zonja e Vjetër”, pas aventurës të kaluar te Leipzigu në Gjermani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark