Legjenda e Milanit, Saviçeviç: Inkuadrimi i Kosovës në UEFA, shumë ilegal – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Milanit, Saviçeviç: Inkuadrimi i Kosovës në UEFA, shumë ilegal

    Insajderi
    31 May 2016 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, njëkohësisht legjenda e klubit italian Milan, Dejan Saviçeviç, ka folur rreth inkuadrimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke e quajtur atë si “të paligjshëm”.

    Saviçeviç ka vënë në pah atë që sipas tij, është thyerje e rregullores së UEFA-s me pranimin e Kosovës në dy organizatat më të larta të futbollit botëror. Ish-futbollisti i Milanit tha se UEFA nuk kishte të njëjtat kritere për Malin e Zi, siç i kishte për Kosovën, raporton Insajderi.

    “UEFA ka bërë një gabim të madh. Gjithsesi, Kosova është futur në UEFA përmes një rruge shumë ilegale. Nëse për Malin e Zi duhej të pranohej në NATO, për Kosovën nuk ekzistonte ky kusht”, tha Saviçeviç në një intervistë me gazetën kroate “Index”.

    Saviçeviç më tej, si për ironi, thotë që “nuk dëshiron ta përziej politikën me sportin” dhe se kosovarët nuk duhet të ndalojnë të luajnë futboll, por sipas tij, mënyra se si u pranua Kosova në UEFA dhe FIFA nuk është ajo e duhura.

    Ndërkohë, për përfaqësuesen malazeze prej më shumë se 5 vitesh paraqitet futbollisti i lindur dhe rritur në Pejë, Fatos Beçiraj, i cili u paraqit për përfaqësuesen e Saviçeviçit vetëm dy ditë më parë.

    Ishte ndeshja miqësore ndaj Turqisë, në të cilën Beqiraj luajti për 60’ minuta, por në fund triumfoi Turqia 1-0. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark