×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda rumune, Mutu, kritikon lojtarët e Kosovës: I kam parë shumë …

    Insajderi
    07 September 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e futbollit rumun, Adrian Mutu, ka thënë pas fitores së Rumanisë se se lojtarët e Kosovës ishin shumë individualistë.

    Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.

    Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i rumunëve, Mutu ka bërë reagimin e parë pas këtij suksesi të Rumanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

    45-vjeçari rumun pati kritika për lojtarët e Kosovës, duke i cilësuar individualistë, teksa kombëtaren e tij si një ekip i pjekur.

    ”Ne jemi më të vlefshëm, ata nga Kosova i kam parë shumë individualistë. Ishim të pjekur, ishim një ekip. Më pëlqeu pjekuria e kombëtares”, ka thënë Mutu për mediumin Fanatik.

    Ndryshe, Kosova luan ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Qipros në udhëtim, të hënën më 9 shtator. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark