Ruud van Nistelrooy është rikthyer përsëri në Angli, te Manchester United. Ish-ylli i njohur holandez, do të jetë ndihmës i ri i trajnerit Ten Haag tek ‘Djajtë e Kuq’.
Nistelrooy është rikthyer me një rol të ri si pjesë e stafit të trajnerit të Erik ten Hagut.
Pavarësisht propozimeve për të qenë trajner diku tjetër, Ruud van Nistelrooy ka vendosur të kthehet në ‘Teatrin e Ëndërrave’.
Holandezi ka qenë trajner i PSV-së në edicionin e kaluar, teksa sivjet emri i tij përflitej për trajner për disa ekipe angleze.
Sulmuesi holandez konsiderohet si legjendë e Man Utd. Ai luajti për ekipin anglez për pesë vite rresht, ku në 219 paraqitje shënoi 150 gola. /Insajderi.org/