Legjislacioni i ri në Rusi i rrezikon femrat, thotë Amnesty International – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Legjislacioni i ri në Rusi i rrezikon femrat, thotë Amnesty International

    Insajderi
    08 February 2017 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Amnesty International thotë se legjislacioni i ri në Rusi, me të cilin dekriminalizohen disa forma të dhunës në familje, paraqet rrezik të madh për femrat.

    Dje, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin karakterizohen si shkelje administrative, e jo penale, rastet e dhunës në familje, që kanë për pasojë dhembje, por jo dëmtim trupor.

    Mbështetësit thonë se ky ndryshim ka për qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të paarsyeshme të shtetit në çështjet familjare.

    Por, Amnesty International tha sot se legjislacioni është “përpjekje e neveritshme për banalizimin e dhunës familjare, një çështje që qeveria e Rusisë është përpjekur për një kohë të gjatë që ta minimizoj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark