×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Më i lehtë, më i hollë dhe në ngjyrë të zezë, laptop i ri nga Apple

    Insajderi
    25 December 2016 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modeli i ri “MacBook Pro” është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi, një histori që përsëritet me çdo produkt teknologjik. Madje edhe ekrani është më i hollë dhe logoja e ndriçueshme e Apple nuk është më.

    Ekrani është i bukur. Vibrant, i pastër, i qartë dhe i ndriçuar mirë: Është çdo gjë që mund të prisni nga një kompjuter 2,000 dollarësh. Ky MacBook është po aq i bukur sa edhe një laptop normal.

    Laptopi më i fundit i Apple, “MacBook Pro” 13 inç, duhej të ishte ridizenjimi i shumëpritur i linjës së laptopëve të Apple dhe në të njëjtën kohë tregoi kurajo vetëm me portat USB-C, shkruan Pcworld.al.

    MacBook Pro 13 inç ofron opsionet e përzgjedhjes mes dy procesorëve dy bërthamësh Intel Core i5 ose i7. Nuk janë më të fundit sepse gjenerata e 7-të ka mbërritur, por janë të fuqishëm.

    Modeli më i lirë i MacBook Pro ka 256GB memorie, 8 GB RAM dhe procesor Core i5 2.9 Ghz.

    Mund të mbajë me lehtësi punën tonë normale si shkrimin, përpunimin dhe manipulimin e fotove, krijimin e videoklipeve etj.

    MacBook Pro me Touch Bar fillon nga 1,799 dollarë deri në 2,799 dollarë. Për krahasim, Dell XPS 13 fillon nga 1,199 dollarë, Microsoft Surface Pro 4 nga 849 dollarë dhe Surface Book nga 1,299 dollarë.

    Përditësimi më i fundit në MacBook Pro daton nga 2012 i cili ishte më shumë një përditësim hardueri me ekranin “Retina.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark