Leitner: Rruga e Ballkanit “mbetet e mbyllur përgjithmonë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Leitner: Rruga e Ballkanit “mbetet e mbyllur përgjithmonë”

    Insajderi
    10 March 2016 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia, qysh më 7 mars, nuk lejon asnjë emigrant të hyjë nga Greqia, ndërsa kufizime të ashpra kanë ndërmarrë edhe Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.

    Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, e cila ka nisur e para kufizimet kufitare në rajon, ka thënë se mbylljet e kufijve janë të përhershme dhe se ato do të shpëtojnë Evropën nga kokë dhimbjet e mëtejshme, të shkaktuara nga kriza me emigrantë.

    “Qëndrimi im është i qartë: rruga e Ballkanit mbetet e mbyllur dhe atë përgjithmonë”, ka thënë Mikl-Leitner për numrin e sotëm të gazetës gjermane “Die Welt”.

    “Vetëm një sinjal i tillë i qëndrueshëm do të dekurajojë emigrantët të kalojnë Detin Egje nga Turqia për në Greqi dhe pastaj të fillojnë udhëtimin në veri të Evropës”, ka thënë ajo, transmeton Rel.

    “Kjo aleancë e arsyes, deri më tani, ka dhënë kontributin vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe të rendit në Evropë”, ka shtuar Mikl-Leitner.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark