Lejoi Kuzhinierin e Kurtit që të bëhej 'sekser' i Rezervës Shtetërore - dosja zbulon se me çka ngarkohet Gara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Lejoi Kuzhinierin e Kurtit që të bëhej ‘sekser’ i Rezervës Shtetërore – dosja zbulon se me çka ngarkohet Gara

    Insajderi
    19 August 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dosja e Prokurorisë zbulon së për çka dyshohet Haviz Gara. Sipas kësaj dosje, në mënyrë të jashtëligjshme, ai kishte lejuar që biznesmeni Ridvan Muharremi të luante rolin e ‘sekserit’ në një ndërmarrje të rëndësishme shtetërore, siç është Rezerva e Shtetit, dhe krejt kjo pasi që kjo veprimtari nga Qeveria Kurti ishte klasifikur si Sekret Shtetëror.

    Cilat jane dyshimet konkrete që rëndojnë mbi Garen?

    Sikurse Lipovica, edhe Haviz Gara ngarkohet se si Drejtor i Departamentit të Rezervës Shtetërore, ka tejkaluar autorizimet ligjore dhe  kundërligjshëm ka kërkuar përmes kërkesës nga i pandehuri Lipovica që të anashkalohen procedurat e prokurimit për blerjen e mallrave për rezervat shtetërore.

    Sikurse Lipovica, edhe Gara dyshohet se kërkesën për anashkalimin e procedurave të prokurimit e ka bërë për të kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit.

    Gara ngarkohet se i kishte anashkaluar anëtarët e Komisionit dhe kishte lejuar Ridvan Muharremin të luante rolin e ndërmjetësuesit të Ministrisë dhe Operatorëve Ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore me operatorët në Turqi e Poloni.

    Porosia prej 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer me çmim prej 276 mijë euro nuk kanë ardhur fare pavarësisht se pagesat ishin bërë avans. “Pavarësisht se pagesa në formë të avansit është realizuar në tërësi, në Kosovë, si vend i destinimit, janë sjell vetëm 9.947.5 tonë grurë ose 52.5 tonë më pak se sasia e kontraktuar. Ndërsa, lloji vaji dhe sheqeri nuk janë sjell fare. Si rezultat i këtyre veprimeve është dëmtuar interesi publik në lartësi prej 601 mijë e 940 euro”, ka konstatuar Prokuroria.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark