Ai theksoi se forca dhe ndikimi i AAK-së në skenën politike është duke u rritur ndjeshëm.
“Kur je i fuqishëm, kur je në trend politik, kur e shohin frikën, atëherë njerëzit, edhe partitë politike çdoherë janë aktivë për të akuzuar e për të sulmuar, sepse po e shohin që Aleanca është e fuqishme dhe mendoj që në këto zgjedhje do të dalim mjaft të fuqishëm dhe do të jemi befasi për të mirë për qytetarët”, u shpreh Lekaj.
Ai theksoi se lidershipi i partisë së tij dhe qeverisjet lokale janë shembuj të menaxhimit të suksesshëm, duke vlerësuar se kryetarët e komunave të udhëhequra nga AAK-ja janë dëshmi e përkushtimit ndaj projekteve që i shërbejnë qytetarëve.