×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj, deputetëve të VV-së: Ku jeni mshefë, dilni prej biruci

    Insajderi
    11 October 2024 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq, ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se “po jeni mshefë” dhe iu ka bërë thirrje që të shfaqen në seancë, meqë sipas Lekajt s’mbrohet në këtë mënyrë ajo që shefja e deputetëve të tyre ka bërë.

    “Fjalia e parë e imja është, kolegë të VV-së ku jeni mshefë, dilni prej biruce, sepse nuk mbrohet kështu veprimi juaj që e keni bërë”, ka thënë Lekaj.

    “VV ka ardhë me një fletushkë të partisë komuniste që e paraqiti programin qeveritar dhe për këto katër viti, më besoni që s’ka qytetarë që e gjen një të mirë që e kanë bërë për këtë vend”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark