Komunitetet në Kosovë pa dallim feje e nacionaliteti duhet të jenë në mirëkuptim e në harmoni të plotë, kështu i ndihmojmë vendit dhe vetes secili prej nesh.
Këtë bindje e ka shprehur shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj,
“Është koha për paqe, është koha që të jemi ‘sy-katër’”, ka thënë Lekaj, teksa ka kritikuar ashpër veprimin e sotëm të vandalizmit të një xhamie në fshatin Llabjan të Novobërdës.
“Në këtë kuptim edhe akti i sotëm, vandalizmi i bërë ndaj një objekti fetar, Xhamisë në Artanë (Novobërdë) është i papranueshëm dhe si i tillë duhet dënuar e duhet izoluar. Ai (ata) që e kanë bërë këtë duhet të dalin para drejtësisë sa ma parë”, ka thënë Lekaj.
“Kosova nuk e ka në traditë të sulmohen kultet fetarë të askujt edhe në kohët më të vështira kjo është vërtetuar. Prandaj nuk duhet toleruar që këto veprime të bëhen përditshmëri”, ka thënë ai.