Lekaj: E përkrahim projektligjin, s’ka shtet pa ushtri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: E përkrahim projektligjin, s’ka shtet pa ushtri

    Insajderi
    08 March 2017 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë e saj, pasi nuk ka shtet pa ushtri.

    Lekaj tha se AAK ka qenë çdoherë pro formimit të ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se duhet të përkrahet ligji për formimin e Ushtrisë.

    “Sa i përket formimit të ushtrisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shumë e qartë dhe kemi thënë disa herë se nuk ka shtet pa ushtri e saj. Pa i komentuar miqtë e tanë ndërkombëtarë, duhet të përkrahet ligji për formimin e ushtrisë, meqë Serbia nuk do ta jep asnjëherë po-në e saj sa i përket ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Lekaj.

    I pyetur se si i komenton deklaratat e Ambasadës Amerikane dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, të cilët sot gjatë ditës thanë se nuk e përkrahnin formimin e ushtrisë pa ndryshime kushtetuese, Lekaj tha, së pari të shikohen interesat e vendit, njofton lajmi.net

    “Ne duhet t’i shohim interesat e vendit duke mos i prishur miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Interesi i qytetarëve të Kosovës dhe i shtetit për ne duhet të jetë primarë”, deklaroi krejt në fund Lekaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark