Pal Lekaj e quan “të çmendur” kryeministrin Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj e quan “të çmendur” kryeministrin Mustafa

    Insajderi
    01 August 2016 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur të çmendur kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa presidentin Hashim Thaçi e ka cilësuar si “president që nuk e njeh unitetin”.

    Lekaj ka deklaruar se pushtetarët po dëshirojnë të fitojnë dinjitet duke u sjellë pa dinjitetshëm në radhë të parë përpara qytetarëve, e pastaj ndaj secilit profesionist, i cili ka guximin t’u bëjë ballë me argumente qeverisë dhe presidentit.

    Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit dhe kryeministrit të bëra sot gjatë ditës lidhur me demarkacionin, ka thënë se “i kanë marrë disa dokumente nga Mali i Zi e po mendojnë se kanë argumente që i rrëzojnë faktet, e dhjetëra ekspertëve e deputetëve.”

    “Në mënyrë tinzare, kryeministri që po çmendet, e presidenti që se njeh unitetin, dëshirojnë të ndërrojnë kursin e debatit për demarkacionin, duke insistuar tash në emërtimin personal se kush sa hektarë tokë ka humbur me ketë marrëveshje”, ka thënë Lekaj.

    Deputeti i AAK-së ka zhvilluar një “debat publik” me kryeministrin Mustafa të shtunën dhe të dielen nëpërmjet rrjetit social Facebook. Mustafa dhe Lekaj kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark