Lekaj: Haradinaj u arrestua për inate politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Haradinaj u arrestua për inate politike

    Insajderi
    09 January 2017 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se arrestimi i liderit të partisë së tij, Ramush Haradinaj, ka ndodhur për inate politike mes Serbisë dhe Kosovës.

    Ai ka thënë se Ramush Haradinaj është një pengesë e madhe për arritjen e qëllimeve në Kosovë.

    “Serbia dhe aleatët e saj e shohin si pengesë për arritjen e qëllimeve të veta në Kosovë, e prandaj Haradinaj tentojnë t’i bëjnë presion dhe ta bllokojnë me të tilla rrugë, duke e ndaluar, duke e penguar në punën e tij që është punë për Kosovën kryekëput për forcimin dhe zhvillimin e saj”, ka thënë Lekaj në një intervistë për Zërin.

    Gjithashtu, Lekaj ka shtuar se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet, pasi që nuk po përfitohet asgjë.

    Lekaj ka thënë se Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht diçka që t’i zhvleftësojë fletarrestimet ndërkombëtare të Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark