Lekaj: Vetëvendosje të koordinohet me partitë opozitare për protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Vetëvendosje të koordinohet me partitë opozitare për protesta

    Insajderi
    06 August 2016 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se partia e tij është e gatshme dhe përkrah protestat për të kundërshtuar demarkacionin.

    Por sipas tij, këto protesta nuk duhet që të thirren pa koordinimin e të gjitha partive opozitare.

    Lëvizja Vetëvendosje ftoi qytetarët që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës të enjten për të kundërshtuar votimin e demarkacionit, cështje që fillimisht është ngritur nga AAK.  Para disa muajsh, AAK, Vetëvendosje e NISMA, kanë organizuar një numër protestash të përbashkëta për të kundërshtuar demarkacionin dhe asociacionin, por për shkak të mospajtimeve, opozita tashmë ka ndarë rrugët. Deir më tani, AAK ka organizuar e vetme një protestë.

    Në këtë kontekst, Lekaj thotë se nuk e ka përkrahur protestën e Vetëvendosjes.

    Konsiderojmë se tani për tani nuk është momenti të organizohen protesta, sidomos jo pa u koordinuar nga të gjitha partitë e opozitës, njerëzve të shoqërisë civile dhe intelektualë të tjerë”, theksoi Lekaj për të përditshmen Zëri.

    Më 3 gusht, përfaqësues opozitarë u ulën në një tryezë me komisionin shtetëror për procesin e demarkacionit, por palët kanë mbajtur qëndrimet e njëjta të shprehura deri më tani.  Por, përkundër kësaj, qeveria do të procedojë në kuvend miratimin e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark