Pal Lekaj, deputet nga AAK, tha se është për hapjen e Urës së Ibrit.
Ai deklaroi se dallimi që kanë është moskoordinimi me faktorin ndërkombëtar nga Qeveria.
Sipas tij nëse Kurti e hap urën tani atë do ta ketë aty të parin.
“Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët. Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka” ka thënë Lekaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.