Është duke vazhduar ndeshja mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në stadiumin “Kampi Nacional” në Hajvali, shkruan Insajderi
Në mesin e deputetëve nga Kosova që po luajnë janë: Dimal Basha, Rashit Qalaj, Agon Batusha, Mefail Bajqinovci, Besnik Tahiri e ministri Elbert Krasniqi.
Ndërsa në bankën rezervë janë lënë Mergim Lushtaku, Armend Zemaj, Pal Lekaj etj.
Ky aktivitet është duke u mbajtur në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.
Insajderi sjell pamje: