Lekaj: Ndalimi i Ramushit dhe veprimet e Serbisë, tregojnë se nuk duhet të durojmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Ndalimi i Ramushit dhe veprimet e Serbisë, tregojnë se nuk duhet të durojmë

    Insajderi
    17 January 2017 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar Pal Lekaj, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, “Ramush Haradinaj është pengesë që ua ndalë turrin serbëve”.

    “Kërcënimi i Nikoliqit me përdorimin e Ushtrisë së Serbisë për të hyrë në Kosovë dhe shumë zhvillime të tjera që e vërtetojnë se ish-kryeministri dhe lideri, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë e vetmja pengesë që ua ndalë turrin, serbëve”, ka thënë Lekaj.

    Lekaj thotë se “ndalimi i Ramushit dhe veprimet e Serbisë na tregojnë se nuk jemi në situatë që të durojmë edhe me tutje ketë qeveri në Kosovë “e cila lejon Serbinë që të vazhdojë të na luftojë”.

    “Detyrë kryesore e qeverisë së vendit tonë është, të kërkojë nga BE-ja që të mos i respektojnë këto fletëarreste, shkarravina të cilat e kanë firmën e gjakatarit, Millosheviq. “Durimit po i vjen fundit, aty ku ka padrejtësi nuk mund të ketë paqe”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark