×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, AAK-ja merr 12.5 për qind

    Insajderi
    06 July 2024 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se nëse mbahen zgjedhjet nacionale nesër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 12.5 për qind të votave.

    Ai tha se me punën që po bëjnë AAK do të rritet madje sipas tij do jetë befasia në zgjedhje.

    “Atë që e dimë ne si Aleancë, unë nuk mund të them as që jemi 20 as 15, do të thotë reale është 12.5 për qind. Pa shtytje që AAK-ja, nesër të del të zgjedhje i kemi 12.5 pëër qind. Ndërsa, pretendojmë të shkojmë, kur fillon fushata, me punën që po e bëjmë të rritet dhe mendoj që do të jetë befasia në këto zgjedhje AAK-ja.

    “Jemi duke punuar në terren, jemi duke komunikuar me qytetarët e sidomos në diasporë ka përmirësime të dukshme dhe përkrahje të fuqishme. E kemi parë që kjo Qeveria e ka zbrazë vendin dhe më shumë janë jashtë qytetarët tanë sesa brenda. Prandaj është edhe te mërgata, sepse dihet me votën e mërgatës ka ardhë në qeverisje zoti Kurti”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark