×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj për kushtet e Kurtit: E pranueshme veç ai për Radojiçiqin, të tjerat…

    Insajderi
    01 July 2024 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Ekonomia Online se takimi ndërmjet i 26 qershorit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, po i dërgon vendet larg marrëveshjes bazë. Sipas, Lekajt përveç kërkesës për dorëzim të Radojiçiqit, dy kushtet tjera janë populiste.

    Krahas këtij kushti për dorëzim të kryekriminelit serb, kërkohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe anulimi i letrës së Bërnabiqit ku thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial.

    Sipas deputetit të AAK-së, këto kushte e dëmtojnë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

    “Sa i përket takimit Kurti dhe Vuçiq mendoj që edhe përpara e kam potencuar që nuk është prej takimeve të tilla diçka sepse janë larg implementimit të marrëveshjes bazë dhe mendoj që në këtë drejtim Kurti më tepër po ik marrëveshjes së plotë dhe që në atë marrëveshje nuk është njohja e reciproke dhe nuk e di këto veprime të Kurtit a shkojnë në dëm a po të mirë të Kosovës por një e di që ato veprime janë më tepër elektorale populiste se sa për të zgjedhur çështje të caktuara. Ne i kuptojmë mirë që edhe kërkesa për Radojiçiqin duhet të jetë ashtu por sa i përket dy kërkesave tjera është marrëveshja bazë që e ka pranuar Kurti por që ka kërkuar firmosje dhe dihet që firmosja në marrëveshjet ndërshtetërore nuk paraqesin probleme nëse nuk janë të nënshkruara, prandaj kjo është lojë e zotëri Kurtit, politikë elektorale populiste që po e dëmton Kosovën edhe tek faktori ndërkombëtar se në agjendat ndërkombëtare, Kosova nuk po shikohet si para ardhjes së Kurtit”, ka thënë Lekaj.

    Sipas Lekajt, Qeveria duhet të krijojë një strategji më të mirë në dialog dhe të koordinohet me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm.

    “Mendoj që veprimet e shpejta ad-hoc të pakoordinuara kanë ndikuar dukshëm dhe janë shqetësuese për ne dhe qytetarët. Prishja e raportit me Bashkimin Evropian, përfshirë edhe ShBA-në, unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të krijoj një strategji dalëse nga kjo situatë e dialogut duhet të koordinohet me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm. Duhet transparencë dhe të komunikoj me opozitën, me shoqërinë civile e pastaj të ulën dhe të përfundoj ky dialog që është stërzgjatur dhe po humb Kosova shumë edhe në aspektin ndërkombëtar por edhe në investime”, u shpreh Lekaj.

    Nënshkrimi i marrëveshjes, anulimi i letrës së Bërnabiqit e dorëzimi i Radojçiqit, ishin kërkesat kryesore të Kurtit në mundësi që të ketë takim me Vuçiqin.

    “E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Brnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin”, pati thënë Kurti pas takimeve të mërkurën në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark