Lekaj: Pse nuk po veprohet edhe me murin sikurse për trenin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Pse nuk po veprohet edhe me murin sikurse për trenin

    Insajderi
    19 January 2017 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar veprimet e institucioneve të Kosovës  lidhur me trenin ilegal serb. Lekaj ka ngritur pikëpyetjet se pse institucionet nuk po veprojnë njëjtë edhe me murin në veri, por në vend të saj po garojnë se kush të marrë meritat.

    “Qeveria e Kosovës po thotë se e ndali trenin serb me mesazhe luftënxitëse. Pse me një luftë deklaratash se kush e ka bërë. Nuk e keni bërë namin. Pse s’po veproni njëjtë edhe me murin siç vepruat me trenin”, tha Lekaj.

    Lekaj thotë se situata në Kosovë dhe Ballkan nuk është e qetë, dhe kushdo që e thotë ndryshe – ose është i verbuar ose nuk është i sinqertë.

    Ai ka thënë se shteti serb ka nisur sulmet ndaj Kosovës me lëshimin e fletarrestim ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinajt. Sipas Lekajt, vazhdimi i ndalimit të tij është i papranueshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark