Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po tregon pafuqinë dhe paaftësinë për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga arrestimi i autoriteteve serbe.
Ai ka thënë se Qeveria ende nuk ka arritur ta lirojë drejtorin regjional të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqin, i cili tash po i bën 11 ditë të qëndrimit në paraburgim në Serbi.
Mbështetur në këto gjëra, Lekaj ka thënë se ka humbur arsyeja që t’i besohet kësaj Qeverie, duke kërkuar po ashtu edhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Sipas tij, me këtë format të dialogut nuk po tregohet asnjë rezultat./Insajderi.com