×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Qytetarët po përballen me mungesa të energjisë elektrike, qeveri keni dështuar, jeni të paaftë

    Insajderi
    20 November 2024 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pasi në disa qytete e fshatra të Kosovës ka mungesë të energjisë elektrike.

    Lekaj ka shkruar se qeveria ka dështuar së përmbushuri premtimet për furnizim të qëndrueshëm me energji.

    ”Qytetarët po përballen me mungesa të energjisë elektrike edhe në këto orë të vona, një situatë e papranueshme për një vend që pretendon të jetë duke bërë reforma në sektorin energjetik. Qeveri, ku mbeti premtimi juaj për furnizim të qëndrueshëm me energji? Pse qytetarët po përballen me ndërprerje në momentet më kritike?”, ka shkruar Lekaj.

    Keni dështuar të përmbushni premtimet tuaja dhe tashmë keni bërë vendin hor në sytë e qytetarëve tuaj, kur energjia është baza e çdo aktiviteti jetësor, kjo neglizhencë është një tregues i qartë i paaftësisë tuaj për të menaxhuar sektorin energjeti, ka shtuar Lekaj

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark