Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK-ja nxjerr në ekran gjërat që kërkohen nga VV-ja.
Lekaj ka theksuar se me këtë qeverisje “RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por është Radio Televizioni i Kurtit”.
“RTK nuk po punon me program të vetë po me program të VV-së. RTK nuk nxjerr në ekran gjëra që ju duhen qytetarëve, por nxjerr gjera që kërkohen nga VV-ja. Në RTK kurrë nuk ka pasur me pak hapësirë për gazetar profesionist. RTK është TV i propagandës së VV-së dhe nuk është i qytetarëve të Kosovës. Që katër vjet RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por është Radio Televizioni i Kurtit. Nuk i duhet një bord që është i kontrolluar që keq përdor fjalën e lirë, ky bord dhe kjo udhëheqje që dirigjohet nga qeveria Kurti duhet të shkarkohet sa më parë se nuk i bënë mirë as mediat as demokracisë”, deklaroi Lekaj.