Lekaj: Të konstituohet Kuvendi me marrëveshje, pastaj të shpërbëhet për ta caktuar datën e zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Të konstituohet Kuvendi me marrëveshje, pastaj të shpërbëhet për ta caktuar datën e zgjedhjeve

    Insajderi
    06 June 2025 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pal Lekaj nga AAK-ja thotë se subjekti i tij politik është i dëshpëruar me kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj, pasi që ka bërë hapa të ngutshëm në politikë.

    Lekaj thotë se Aleanca nuk e ka asnjë obligim për Limajn, andaj deklaroi se edhe nuk kanë votë për të për ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit.

    Sa i përket Limajt, ne kemi hyrë në koalicion parazgjedhor dhe i ka fituar tre deputetë dhe mund të them që jemi mjaft të dëshpëruar me veprimet e Limajt, sepse pas zgjedhjeve është dalë me deklaratë se ‘unë ofroj bashkëpunimin me Kurtin ose me dikë tjetër’, por duke i dhënë prioritet LVV-së. Ndërsa, parimet apo koalicionet parazgjedhor, gjithë politikën, programin tonë e kemi bërë që ne duhet një qeveri jashtë Kurtit dhe jo me Kurtin, prandaj e ka shkel atë vijë dhe mendoj që Aleanca nuk e ka asnjë obligim ndaj Fatmir Limajt, sepse ka bërë hapa të ngutshëm në politikë e ka ç’rregulluar mund të them partitë që kanë qenë nga oborri opozitar dhe i ka dhënë hapësirë Kurtit të manovrojë me numra dhe duke thënë që ‘as ju nuk i keni numrat’, meqë që ne jemi në diskutim me Nisëm ose me Limajn”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

    Lekaj si mundësi të zgjidhjes së situatës politike i sheh zgjedhjet.

    “E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, sepse në këtë drejtim derisa janë pozicionet e ngrira atëherë mund të bëhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku konstituohet Kuvendi dhe pastaj të shpërbëhet dhe të caktohet data e zgjedhjeve… Qëndrimi i AAK-së është se nuk ka votë për Fatmir Limajn”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark