“Rikthimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend ka qenë i habitshëm, sepse ata kanë qenë këmbëngulës që nuk do të ulën në Kuvend para se të dakordohemi se nuk do të implementohen dy marrëveshjet. Dhe, në fakt, kthimi i VV-së ka qenë gabim, i pakuptimshëm dhe deri diku edhe qesharak”, ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin “Kontakt”.
Sipas tij, shumë seanca të Kuvendit kishin dështuar për shkak të kuorumit, mirëpo pas kthimit të Vetëvendosjes, ajo po ia plotëson numrat Qeverisë.
“Nuk ka se si të kuptohet ndryshe përpos që Vetëvendosje është kthyer në Kuvend për t’i ndihmuar koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Lekaj.