×
  • Lajme
  • Lajme

    Leku “rrëzon” dollarin, rënie rekord, nivelet me të ulëta që prej vitit 2008

    Insajderi
    21 August 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monedha amerikane ka pësuar një rënie të fortë në kursin e këmbimit përballë lekut. Aktualisht një dollar po këmbehet me 89 lekë.

    Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë një kurs i tillë është regjistruar për herë të fundit në Shqipëri para 16 viteve. Në vitin 2008  ku ekonomia botërore ishte e përfshirë nga një krizë financiare dollarë këmbehej rreth këtij niveli me lekun.

    Ekspertët e vlerësojnë pozitive faktin e dobësimit të dollarit pasi është monedha me të cilën blihen  karburantet e kryesisht nafta. Ky kurs pritet të ndikoj në një ulje ët mëtejshme të çmimit. Monedha Kombëtare shqiptare duket se ka fituar revansh kundrejt të gjitha valutave të huaja ne vend. Ndërkohë që monedha europiane vijojë të qëndrojë në nivelin e 99.6 lekëve . Monedha europiane ra nën kufijtë e 100 lekëve në fillim të gushtit dhe vijon që të  dobësohet.

    Ekspertët e shpjegojnë këtë dobësim me  fluksin turistik por edhe me remitancat që emigrantët sjellin  pranë familjeve të tyre në verë. Ndërkohë që  parashikohet që ky kurs këmbimi i euros dhe lekut të jetë një normalitet i ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark