×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lëkunden Greqia dhe Turqia, tërmet i fortë në detin Egje

    Insajderi
    15 October 2024 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter është regjistruar pak çaste më parë në hapësirën detare mes Turqisë dhe Greqisë.

    Tërmeti i regjistruar në orën 19:54, me kohën lokale e kishte epiqendrën në det, midis ishullit të Rodosit dhe qytetit turk Fethyie, në një thellësi prej 27 kilometrash.

    Mediat raportojnë se qytetarët kanë ndjerë lëkundjet, por nuk ka raportime për dëme.

    Po ashtu bëhet me dije se rreth 20 minuta pas tërmetit të parë, është shënuar edhe një pasgoditje me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark