Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Korçë, u ndjenë dhe në Tiranë.
IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 të shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bilisht, me një thellësi 9 kilometra.
Ndërkohë, më herët një tjetër lëkundje është regjistruar po në Bilisht me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.