Lëkura nuk del kurrë nga moda – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Lëkura nuk del kurrë nga moda

    Insajderi
    10 November 2021 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëkura është një nga ato materiale që nuk del asnjëherë nga moda. Tendencat ndryshojnë çdo stinë, dizenjot me lule e fantazi ndryshojnë, por lëkura asnjëherë.

    Sigurisht, ka pasur edhe stinë ku nuk ishte edhe aq e përdorshme dhe disa të tjera kur ishte në top tendencat, por sot, pa dyshim është më e pranishme se kurrë në gardërobën e të gjithëve.

    E kombinuar në mënyrën e duhur, lëkura jo vetëm është seksi, por mund të jetë edhe klas dhe ekstremisht chic: xhaketa, funde, pantallona dhe nëse e kombinoni me aksesorët e duhur dhe me veshje të tjera, mund t’i dhurojë çdo femre karakter dhe personalitet.

    Nuk ka një moshë të caktuar për të veshur rrobat e lëkurës. Ato mund t’i përdorin si adoleshentet, ashtu edhe femrat në moshë, të cilat mund të guxojnë dhe të ndihen në modë.

    Dimri i këtij viti e sugjeron lëkurën në një shumëllojshmëri veshjesh dhe jo domosdoshmërisht vetëm në ngjyrë të zezë. Në të vërtetë, gama e ngjyrave të këtij materiali është shumë e madhe dhe janë pikërisht tonalitetet e ndryshme që mund të kontrastojnë veshjet dhe krijojnë një kombinim të përsosur: një look ekstremisht trendi në ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë, vishnje, kafe, jeshil.

    Dhe jo domosdoshmërisht duhet të vishni një ngjyrë të vetme, e bukura qëndron edhe të argëtoheni dhe të ngjyroseni me tonalitete kontrast, që nxjerrin edhe më shumë në pah efektin e lëkurës.

    Duke qenë se lëkura do të jetë një material shumë i përhapur këtë vit, do ta shohim në pardesy, xhupa, funde, pantallona, në aksesorë të ndryshëm. Është e përsosur si për veshjet serioze ashtu dhe për më të rinjtë. Pak rëndësi ka sesi do ta vishni lëkurën, ajo që nuk duhet të harroni është gjithmonë vetëm një: less is more!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark