Lemza është kontraktim i përsëritur dhe i pakontrollueshëm i diafragmës, strukturës së muskujve poshtë mushkërive tuaja.
Diafragma shënon kufirin midis gjoksit dhe barkut, dhe gjithashtu rregullon frymëmarrjen. Kur diafragma juaj tkurret, mushkëritë tuaja marrin oksigjen. Kur diafragma juaj relaksohet, mushkëritë tuaja lëshojnë dioksid karboni, shkruan HealthLine.
Cilët janë shkaktarët e lemzës?
Janë identifikuar shkaqe të shumta të lemzës. Sidoqoftë, nuk ka një listë përfundimtare të nxitësve. Lemza shpesh vjen dhe largohet pa ndonjë arsye të dukshme.
Shkaqet e zakonshme të lemzës afatshkurtër mund të jenë:
Ngrënia e tepërt;
Ngrënia e ushqimeve pikante;
Konsumimi i alkoolit;
Konsumimi i pijeve të gazuara;
Konsumimi i ushqimeve shumë të nxehta ose shumë të ftohta;
Një ndryshim i papritur në temperaturën e ajrit;
Aerofagia, gëlltitja e tepërt e ajrit;
Gëlltitja e ajrit gjatë përtypjes së çamçakëzit;
Stresi emocional.
Si mund ta ndalojmë lemzën
Shumica e lemzave nuk është një emergjencë ose ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Megjithatë, një episod i zgjatur mund të jetë i pakëndshëm dhe shkatërrues për jetën tuaj të përditshme.
Kontaktoni një mjek nëse keni lemzë që zgjatë më shumë se 2 ditë. Mjeku mund të përcaktojë ashpërsinë e lemzës tuaj në lidhje me shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe kushte të tjera.
Si mund ta ndaloni?
Jo të gjitha këto mënyra janë të vërtetuara që ndalojnë lemzën, por mund t’i provoni këto trajtime të mundshme nga shtëpia;
Merrni frymë në një qese letre;
Hani një lugë çaji sheqer të grimcuar;
Mbani frymën;
Pini një gotë me ujë të ftohtë;
Tërhiqni gjuhën tuaj.