Rreshteri Senad Hamzic është ndaluar në mbajtje për 48 orë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar brutalisht një zyrtare policore. Rasti dyshohet se ka ndodhur përderisa të dy ishin jashtë detyrës zyrtare. Gazeta Insajderi ka mësuar se kush është viktima e cila është dhe zyrtare policore.
Sipas burimeve të Insajderit, zyrtarja policore është F.K
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në paraburgim, nën dyshimin, lëndim i rëndë trupor.
Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e rrahjes së zyrtares policore nga rreshteri nuk lidhen me punën.
Dyshohet se gjithçka lidhet me aspektin personale, pasi që rreshteri Hamzic dhe zyrtarja F.K ishin në lidhje dashurie e pasi kjo e fundit ka nisur një lidhje tjetër tek rreshteri janë shfaqur elemente xhelozie.