×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëndim i rëndë trupor” – dërgohen në mbajtje 4 persona në Prishtinë

    Insajderi
    06 June 2024 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, shkruan Insajderi.

    Njëri prej tyre edhe i është konfiskuar arma.

    “Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën  02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

    Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

    “Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark