"Lëndim i rëndë trupor" - Policia ndalon tre persona në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëndim i rëndë trupor” – Policia ndalon tre persona në Ferizaj

    Insajderi
    12 March 2025 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona për rastin “Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj, shkruan Insajderi.

    Policia bëri me dije se me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën “Kruja” në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta personin B. V, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Sipas tyre, viktima pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur dhe ishin në kërkim policor .

    Pas hetimeve të Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datën 11.03.2025 janë dorëzuar në polici tre nga të dyshuarit:

    S. A, 54 vjeç

    A. A, 50 vjeç

    M. A, 28 vjeç

    “Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark