Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, pësoi një lëndim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Kupës së Amerikës të luajtur të dielën ndaj Kolumbisë.
Argjentina fitoi titullin e kampionit në Copa America, derisa Messi u detyrua të largohet nga loja në minutën e 66-të.
Pamjet e këmbës së tij bënë xhiron e botës dhe bëhet fjalë për një lëndim të rëndë të tetë herë fituesit të Topit të Artë.
Në të njëjtën kohë, ai u largua i çalë dhe i përlotur nga stadiumi Hard Rock në Miami dhe vazhdoi të shikojë finalen nga pankina, në të cilën argjentinasit fituan Kupën e Amerikës për herë të 16-të.
Inter Miami aktualisht është në vendin e dytë në renditjen e Konferencës Lindore MLS.
“Pas një ekzaminimi mjekësor, u konstatua se Leo Messi pësoi një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë. Se kur kapiteni do të jetë në gjendje të luajë përsëri do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe do të varet nga ecuria e rikuperimit të tij.” thuhet në një deklaratë të klubit.
Kësisoj Messi pritet të mungoj së paku katër javë sipas mediave argjentinase dhe atyre amerikane, por megjithatë ai pritet të rikthehet në gjysmë të muajit gusht për Inter Miamin.