Lëndimi i rëndë i 20 vjeçarit pas një shpërthimi në Dobrigje të Gjakovës – Policia jep detaje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndimi i rëndë i 20 vjeçarit pas një shpërthimi në Dobrigje të Gjakovës – Policia jep detaje

    Insajderi
    06 February 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Gjakovë i moshës 20 vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një zollë në shtëpinë e tij.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka dhënë detaje nga rasti.

    ”Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elezaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark