
Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kijevë, shkruan Insajderi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, mes dy automjeteve me udhëtarë, njofton policia.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, dha detajet tjera lidhur me aksidentin.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.