Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i rëndë trafiku i cili ndodhi në mëngjesin e së martës, në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti ka ndodhur tek mbikalimi.
‘’Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, saktësisht tek mbikalimi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, dy meshkuj dhe një femër’’.
Ahmeti tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, një ‘’Golf 2’’ me targa të Kosovës dhe vetura tjetër ‘’Jetta’’ me targa të huaja.
Raportohet se të lënduarit janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.