Antoine Girezmann u largua nga loja 12 minuta para fundit të ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Interit.
Por, lëndimi duket se nuk është aq serioz sa u parashikua në fillim kur Griezmann u largua nga ndeshja.
32-vjeçari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes, dëmtim që nuk mendohet të jetë shumë serioz.
Atletico është shprehur optimist në lidhje me rikuperimin e Griezmann për duelin e kthimit në ‘Wanda Metropolitano’, sfidë që zhvillohet më 13 mars.
Ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave.
March 13. Our moment will arrive. pic.twitter.com/FyD66p8G6q
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 21, 2024