Një përleshje mes katër personave ka ndodhur dje në Mitrovicë, me ç’rast një është lënduar rëndë.
I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. Hasan Prishtina, Mitrovicë Jugu / 04.11.2024 – 16:20. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis katër të dyshuarve kosovarë. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.