Lëndohet rëndë punëtori i kompanisë “Power ing”, pronari e minimizon rastin “ka lënduar pak gishtin e këmbës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohet rëndë punëtori i kompanisë “Power ing”, pronari e minimizon rastin “ka lënduar pak gishtin e këmbës”

    Insajderi
    28 May 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor i kompanisë “Power ing Construction” ka pësuar lëndime të rënda gjatë punës në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut. Derisa ishte duke vendosur shtylla betoni, njëra prej tyre ka rrëshqitur dhe e ka goditur në këmbë, raporton Insajderi.

    Ai është dërguar në spital ku si pasojë e goditjes ka pësuar frakturë të jashtme

    Punëtori është i kompanisë “Power ing Construction” që si aktivitet kryesor e ka “Telekomunikimin kabllor”. Sipas ARBK’së pronari i kësaj kompanisë është Isuf Zhegrova.

    Vetë Zhegrova e ka minimizuar rastin duke thënë se punëtori “vetëm ka lënduar pak gishtin e këmbës”.

    “S’ka kurrfarë lëndimi serioz. Gishti i këmbës është lënduar pak dhe është mjekuar. Tashmë ndodhet në shtëpi”, tha Zhegrova për Insajderin, duke shtuar se punëtori ka qenë i pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të nevojshme.

    Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Punës kanë dal në vendin e ngjarjes.

    Në raportin e policisë thuhet se  rasti është duke u hetuar.

    Detaje nga raporti:

    Mitrovicë Veri / 27.05.2025 – 13:43. Raportohet se derisa ishte duke punuar në një firmë private, viktima është lënduar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark