Lëngu i limonit si tonik special për organizmin - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Lëngu i limonit si tonik special për organizmin

    Insajderi
    10 January 2021 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë. Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë. Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.

    Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin. Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku.

    Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj. Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.

    Koncentrati i limonatës i bërë në shtëpi

    Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf

    Një gotë e gjysmë me ujë

    Lëkura e grirë e një limoni të plotë

    Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët

    Çaj me limon dhe xhenxhefil

    Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin. Në një enë me 250 ml ujë zijeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni. Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark