×
  • Lajme
  • Lajme

    Lënia në fund të rreshtit e Haradinajt në Ditën e Çlirimit, Olluri: Kurti mendon se e ka respektuar

    Insajderi
    13 June 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Komandanti i UÇK’së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është lënë të ulet në fund të skenës së ngritur, në organizimin e mbajtur për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku parakaloi Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

    Këtë veprim të Qeverisë Kurti e ka komentuar gazetari, Parim Olluri.

    Olluri ka thënë se në vlerësimin e kryeministri Albin Kurti vet ftesa për Ramush Haradinaj ka qenë respekt, ndonëse në rreshta të fundit.

    Ai ka thënë se edhe para pushtetit të Kurti, shumë familje që kanë kontribuar nuk janë ftuar fare në ceremoni shtetërore, por thotë se Kurti “po tregohet më brutal”.

    Olluri ka deklaruar se Kurti nuk do ta ftonte Haradinajn fare nëse ai nuk do të ishte kryetar i një partie.

    Kjo pasi, në të ardhmen mund të ketë koalicion pas zgjedhor dhe Kurti ka kalkuluar në këtë.

    “Pse Haradianj është në vend të fundit, mendoj që Kurti ka dashur ta respektoi sepse është kryetar partie dhe nesër pasnesër mund të ketë koalicion me të. Tash sipas vlerësimit të Kurtit Haradianj është i respektuar sepse së paku e ka ftuar sepse ka mundur mos ta ftojë fare”, ka deklaruar si në “Pressing” të T7.

    “Fati i Haradinajt që e ka një parti politike që mund të ketë një koalicion në të ardhmen, sepse mos ta kishte AAK-së mund të mos ftohej”, ka thënë Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark